Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar protestën në ditën e 74-t radhazi.
Me flamuj kuq e zi në duar dhe pankarta të ndryshme, protestuesit po marshojnë në kor me thirrjet “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, duke përcjellë mesazhet e tyre kundër klasës politike.
Mes pankartave të shumta të mbajtura nga qytetarët, bie në sy edhe një pankartë me mbishkrimin “Poshtë sorosianët”, e cila ka tërhequr vëmendjen gjatë marshimit.
Protesta vijon kështu prej 74 ditësh pa ndërprerje, me qytetarët që çdo mbrëmje mblidhen në kryeqytet dhe më pas marshojnë në rrugët kryesore, duke kërkuar ndryshime politike dhe duke kundërshtuar klasën politike që, sipas tyre, ka qeverisur vendin ndër vite. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

