Studiuesi i njohur, profesori dhe një nga intelektualët më të shquar shqiptar, Ilia V. Ballauri ka bërë një reagim lidhur me situatën aktuale në vend dhe veçanërisht në kryeqytet.
Ballauri ka njoftuar mbështetjen e tij për protestën studentore që po zhvillohet prej më shumë se një javë në Tiranë.
Ballauri shprehet po ashtu se mbështet dhe pedagogët e Universiteteve të Tiranës në qëndrimin e tyre. “Si qytetar i thjeshtë, si ish-pedagog i gjenetikës për 20 vjet në Universitetin e Korçës, si doktori i shkencave, si shkrimtar, si përkthyer, si poet, mbështes pedagogët e Universiteteve të Tiranës. Mbështes protestën. Poshtë diktatura”, thuhet në reagimin e tij. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.
