Lajme Zone
Porto Palermo, pasuri kombëtare apo parking privat për skafe?
Të tjeraJOQ Albania

Porto Palermo, pasuri kombëtare apo parking privat për skafe?

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për situatën në Porto Palermo, duke denoncuar përdorimin e zonës së mbrojtur si parking për skafe dhe, sipas tij, edhe si hapësirë për ndërrimin e vajit të motorëve. Ai shprehet se era e vajit ndihet në ujë dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.

Qytetari ngre pyetjen se ku është shteti dhe kërkon që rregullat të zbatohen njësoj për të gjithë. Sipas tij, abuzimet dhe mungesa e kontrollit po dëmtojnë një prej pasurive më të bukura të bregdetit shqiptar. Denoncimi: Si je JOQ? Këto gango me varëse po e shkatërrojnë turizmin në vendin tonë. Porto Palermo është një zonë e mbrojtur, një nga pasuritë më të bukura të bregdetit shqiptar. Sot po trajtohet si parking skafesh dhe, akoma më keq, si ofiçinë për ndërrimin e vajit të motorëve. Uji qelbet era vaj, ndërsa askush nuk duket se e ka problem. Dhe pyetja është: ku është shteti? Sepse kur rregullat vlejnë vetëm për qytetarin e zakonshëm, ndërsa ata me para, pushtet dhe lidhje bëjnë çfarë t'u dojë qejfi, atëherë kemi një problem shumë më të madh se disa pika vaji në det. Kjo është mënyra si po shkatërrohet turizmi shqiptar: jo nga turistët, jo nga “grekët”, jo nga të huajt, por nga abuzimi, korrupsioni dhe arroganca e atyre që e konsiderojnë bregdetin pronë të tyre. Porto Palermo nuk është parking privat. Nuk është servis. Nuk është pronë e bosëve të skafeve. Është pasuri e shqiptarëve dhe duhet mbrojtur. Nëse vazhdojmë të heshtim, nesër nuk do të kemi më çfarë t'u tregojmë turistëve. Turizmi nuk vdes nga mungesa e turistëve. Vdes kur shkatërrohet ajo që ata kanë ardhur të shohin.