Dorian Sinani 20 vjeç, banues në Bathore u arrestua në Tiranë, pasi dyshohet se kishte porositur një pako me kanabis me përqindje të lartë THC. Pakoja që dyshohet se ishte trafikuar nga SHBA, do të shitej në Shqipëri. Burimet thonë se lënda narkotike do të mbërrinte në postën e Shkodrës. Pak ditë më parë 20-vjeçari kishte shkuar me taksi në Shkodër dhe ishte paraqitur në postë por nuk e ka tërhequr pakon pasi ka pasur frikë se zbulohet. Megjithatë, kamerat e sigurisë e kanë pikasur teksa lëvizte para postës, dhe përmes gjurmimit të taksisë është lokalizuar edhe banesa e tij në Bathote. LEXO edhe...Përplasja e ‘vip’-ave të ekranit/ Eduard Kuçi e shau online, Jozi dhe grupi i tij i zënë ‘pritë’ në Rinas si polica! E detyron të ulet në gjunjë dhe e filmon, vihet në pranga (VIDEO) Antidroga e Tiranës prej më shumë se 2 javësh mbajti në vëzhgim Dorian Sinanin. Sipas burimeve, ai kishte shënuar në porosi të dhënat personale nga një kartë identiteti që një qytetar e kishte denoncuar të humbur në një faqe në rrjetet sociale. Edhe numri i celularit nuk ishte i tiji. I riu, i cili njihet edhe si përdorues i drogës, kishte porositur 8 paketime me kanabis, me peshë totale 4 kg e 641 gramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale "Në vijim të operacioneve për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me filialin “Qendra Tranzite” të Postës Shqiptare, finalizoi operacionin policor të koduar “Delivery”. Në kuadër të këtij operacioni, pas një hetimi të kryer për rastin, u bë i mundur identifikimi i shtetasit D. S., 20 vjeç, banues në Bathore, si porositës i pakos me 4 kg e 641 gramë Cannabis me përqindje të lartë THC, e dyshuar se ishte trafikuar nga SHBA-ja. Në vijim të veprimeve procedurale, 20-vjeçari u vu në pranga nga shërbimet e Policisë. Pakoja, e cila përmbante 8 paketime me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis, me peshë totale 4 kg e 641 gramë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale", njofton Policia. Droga, sipas përllogaritjeve kapte një vlerë prej rreth 20 mijë eurosh nëse do të hidhej në treg. Policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në trafikimin e saj nga SHBA-ja drejt Shqipërisë. THC është substanca kryesore psikoaktive e kanabisit, ajo që shkakton efektin dehës te përdoruesit. Kanabisi me përqindje të lartë THC ka efekt më të fortë se kanabisi i zakonshëm, për shkak të nivelit më të lartë të kësaj substance. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./ReportTv.al Tirane Dorian Sinani droge Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.7% Të gabuar 21.2% Nuk e di 4.2% Vota total: 3666 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
