Lajme Zone
"Populli i SHBA-së, fatlum që zhvillon zgjedhje të lira"/ Berisha flet për humbjen e Trump
PolitikëCNA

"Populli i SHBA-së, fatlum që zhvillon zgjedhje të lira"/ Berisha flet për humbjen e Trump

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme p...

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për humbjen e republikanëve në Kongres dhe Senat në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, Berisha tha se populli amerikan është fatlum për shkak se zhvillon zgjedhje të lira dhe voton për kandidatët e politikat që i konsideron më të mira.

Më tej u shpreh se shkaku kryesor i këtij ndryshimi të madh ka qenë rritja e çmimeve nga dy faktorë kryesorë, të cilat sipas tij janë tarifat dhe Ngushtica e Hormuzit. “Populli amerikan, fatlum që zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme, votoi për kandidatët që ai konsideron dhe politikat që i konsideron më të mira. Shkaku themelor i këtij ndryshimi të madh ka qenë rritja e çmimeve nga dy faktorë kryesorë. Faktori tarifë dhe faktori Hormuz. Lufta me Iranin dhe përdorimi nga Irani si armë strategjike i Ngushticës së Hormuzit. Pra, të dy këta faktorë janë shoqëruar me rritje çmimesh reale në Shtetet e Bashkuara. Asgjë nuk ndryshon në raportin tim me këtë administratë. Duhet t’i druhet pak Edi Rama, që vetëm tre javë më parë deklaroi demokratët dhe Bidenin tradhtarë të Hashim Thaçit, dhe vetëm dy javë më parë u çoi atyre mesazhin se ‘nuk e mundni dot Donald Trumpin me vota dhe kërkoni ta mundni me Zvërnecin’. Kështu që Sali Berisha është konstant”, tha Berisha. Ai foli më tej dhe për marrëdhëniet me ambasadën amerikane në Tiranë dhe mungesën e tij në pritjen e ambasadorit të ri amerikan. “Në pritjen e ardhjes së tij, të mirëseardhjes së tij, kam qenë vetëm njëherë tek një ambasador. Vetëm në një rast! Në shtatë raste apo tetë raste s’kam qenë”, deklaroi Berisha. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.