Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“PD ka mbështetur protestat që nga “Flamingot””, Noka: Kurrë nuk e përvetësojmë revoltën, vetëm e mbështesim


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi se PD ka mbështetur protestat që prej nisjes së lëvizjes së njohur si “Revolucioni i Flamingove” dhe më pas protestën e studentëve, duke theksuar se partia nuk ka tentuar të marrë drejtimin apo ta përvetësojë atë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi se PD ka mbështetur protestat që prej nisjes së lëvizjes së njohur si “Revolucioni i Flamingove” dhe më pas protestën e studentëve, duke theksuar se partia nuk ka tentuar të marrë drejtimin apo ta përvetësojë atë. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Noka tha se Partia Demokratike ka kontribuar me burime njerëzore dhe ka qenë pranë protestuesve, përfshirë edhe në dyert e komisariateve, ku sipas tij deputetët e saj janë përballur me policinë. Ai bëri të ditur se ekipi ligjor i PD-së ka mbrojtur mbi 600 protestues të arrestuar. Duke folur për protestën e “Flamingove”, Noka pretendoi se ajo dështoi pasi, sipas tij, një pjesë e organizatorëve u blenë ose u korruptuan nga institucionet shtetërore. Ndërsa për protestën e studentëve, ai tha se PD ka bërë tri thirrje për protesta masive kombëtare në mbështetje të tyre dhe ka organizuar tubime në qytete të ndryshme. Flamur Noka në Prime News24:

PD ka mbështetur pa asnjë rezervë protestat që kur nisën nga e ashtuquajtura protesta e Flamingove dhe në vazhdim. Kemi mbështetur me burime njerëzore, pa tentuar të marrim as drejtimin dhe as primatin e protestës.

Ne kemi detyrë si opozitë të jemi aty ku ka çdo protestë, sado minimale, për t’i dhënë zërit të qytetarëve fuqi, sepse ne jemi opozita dhe sot kemi numrat në Parlament.

Protesta e Flamingove pati një dështim për shkak se shumica e atyre që drejtonin ose i bleu Tan Lepri i Belinda Ballukut, ose u korruptuan nga institucionet e shtetit. Ajo protestë u shit, dhe ishte nga më masivet.

Protestën e studentëve e kemi mbështetur që ditën e parë. Kemi vendosur të jemi më prezentë në këtë protestë, por nuk e marrim. Kemi deklaruar se nuk është e jona dhe nuk e marrim. Shkojmë aty vetëm për t’i mbështetur.

Deputetët tanë kanë qenë aty dhe kanë mbështetur çdo protestues, në dyert e komisariateve, janë përplasur me policinë. Ekipi ynë ligjor ka mbrojtur mbi 600 protestues të arrestuar.

Këtë ka bërë PD. Kemi deklaruar se kurrë nuk e përvetësojmë protestën, jo, ne e mbështesim.

Ne kemi bërë tri herë thirrje për protestë masive kombëtare në mbështetje të studentëve. Kemi bërë organizim në qytete të ndryshme. Ai spiral që nisi në qytete të ndryshme me protesta ka një zanafillë, dhe ajo është PD. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb