Forcat e policisë kanë mbërritur pranë Ministrisë së Drejtësisë, pas zjarrit të vendosur në ambientet e këtij institucioni nga protestuesit. Në vendngjarje po hidhen mjete piroteknike, ndërsa situata paraqitet e tensionuar. Në zonë ka mbërritur autoboti me ujë, i shoqëruar nga një numër efektivësh policie, me qëllim shpërndarjen e protestuesve. Ndërkohë, protestuesit kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë me fishekzjarrë, gurë dhe flakadanë, duke vështirësuar ndërhyrjen e efektivëve dhe menaxhimin e situatës.
