Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar në Portin e Durrësit, pasi policia zbuloi në furgonin e tyre një sasi të konsiderueshme farash të dyshuara kanabisi, si dhe lëndë të dyshuar narkotike. Në pranga kanë rënë 27-vjeçari D. Z., drejtuesi i furgonit, dhe 24-vjeçari E. K., i cili ishte pasagjer. Të dy akuzohen për trafikim narkotikësh në bashkëpunim. LEXO edhe...Kërcënoi me thikë taksistin dhe i mori paratë, celularin e çelësat e makinës, kapet 34-vjeçari në Durrës Gjatë kontrollit, policia gjeti edhe një shumë parash. Farat, lënda e dyshuar narkotike, paratë, furgoni dhe dy celularë u sekuestruan si prova materiale. Operacioni i koduar “Yellow Line” u zhvillua nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me sektorin e narkotikëve dhe doganën e Portit të Durrësit. U.D/ReportTv.al Durres Tirane porti i durresit kanabis fara kanabisi Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.4% Jo 29.5% Nuk e di 9.2% Vota total: 2021 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

