Lajme Zone
PolitikëEuronews Albania

Policia kontrolle të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zona e mbuluar nga gazi lotsjellës


Prej disa minutash, automjete të ndryshme kanë tentuar të futen në zonë, por janë ndaluar nga policia për kontrolle në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Prej disa minutash, automjete të ndryshme kanë tentuar të futen në zonë, por janë ndaluar nga policia për kontrolle në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Çdo automjet apo motor që ka kaluar në këtë aks, përfshirë edhe korrierët që kryejnë shërbime , është ndaluar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), për shkak të dyshimeve se mund të transportojnë sende që mund të përdoren nga protestuesit. Përmes kësaj rruge, drejtuesit e automjeteve kanë tentuar të gjejnë një itinerar alternativ për të mbërritur në destinacionin e tyre, pa qenë në dijeni të situatës aktuale në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërkohë, Policia Rrugore ka ndërhyrë edhe në zonën e Bllokut, duke mos lejuar vijimin e qarkullimit drejt Unazës së Vogël dhe rrugës së Elbasanit. E gjithë zona vijon të jetë e mbuluar nga gazi lotsjellës, ndërsa protestuesit hedhin vazhdimisht rreze lazeri në drejtim të policisë. Në terren ndodhen gjithashtu dy autobotë, pranë ish-hotel “Dajtit”.