Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i përket të shtënave me armë zjarri në qytetin e Shkodrës të regjistruara pak minuta më parë. Sipas raportimeve të policisë, një person ka mbetur i plagosur, shtetasi T. H., i cili ndodhet në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. Ndërkohë, bëhet e ditur gjithashtu se autori nuk është identifikuar, teksa po punohet për kapjen e tij dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Njoftimi i plotë i policisë: Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person! Detajet e para

