Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Policia ka përdorur egërsi jonjerëzore” – Aktivistja Ballauri: Është përdorur dhunë ndaj të miturve, grave e të moshuarve


Drejtuesja e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, aktivistja Elsa Ballauri, në një prononcim për News24 drejtpërdrejt nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ka lëshuar akuza të rënda ndaj sjelljes operacionale të Policisë së Shtetit, duke e cilësuar ndërhyrjen e saj si një “absurd dhune” dhe shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut.

Drejtuesja e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, aktivistja Elsa Ballauri, në një prononcim për News24 drejtpërdrejt nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ka lëshuar akuza të rënda ndaj sjelljes operacionale të Policisë së Shtetit, duke e cilësuar ndërhyrjen e saj si një “absurd dhune” dhe shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut. Ballauri nënvizoi se organizatat mbrojtëse kanë vënë në lëvizje të gjitha institucionet për të dokumentuar dhunën e ushtruar pa dallim ndaj kategorive më të ndjeshme të shoqërisë: “U kemi bërë thirrje të gjitha institucioneve për shkeljen e të drejtave të njeriut. Dhuna është diçka që ndihet shumë në protestë. Cënimi i shkeljes së të drejtave të njeriut vjen nga policia drejt protestuesve. Ka pasur dhunë ndaj të miturve, grave, të moshuarve dhe protestuesve paqësorë.” Ekspertja e të drejtave të njeriut sqaroi se forcat e rendit kanë shkelur hapur protokollet ndërkombëtare për menaxhimin e tubimeve demokratike, duke përdorur lëndët kimike si armë goditëse direkte: “Në momentin që nis një protestë dhe ka një masivitet, policia ka mjetet për neutralizim, por flasim për protesta demokratike. Uji apo gazi lotsjellës, protestuesit duhet të lajmërohen më parë nga policia para përdorimit. Gazi është i tepruar në këtë protestë, por edhe në mënyrë individuale, kemi parë policë që qëllojnë me bombolat e gazit, jo e hedhin, por qëllojnë protestuesit.” Duke përshkruar veprimet e efektivëve në terren, aktivistja denonsoi mungesën e profesionalizmit dhe veprimet e dhunshme nëpër lagjet e banuara të kryeqytetit:

“Ata kanë rrahur protestuesit, nuk ka pasur asnjë lëvizje profesionale, ka pasur egërsi prej tyre. Janë sjellë si robotë prej hekuri, si diçka jo njerëzore, jo si sjellja e një policie që supozohet të jetë e trajnuar. Policia i ka ndjekur protestuesit nëpër cepa pallatesh, është një absurd i dhunës.” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb