Lajme Zone
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Policia identifikon dhunuesit/ Deklarata: Qëndrojini larg!

Policia e Shtetit reagon pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë protestës së sotme në Tiranë. Përmes një deklarate, policia u bën thirrje protestuesve të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, ndërsa paralajmëron se sulmet ndaj efektivëve dhe dëmtimi i pronës publike e private janë të papranueshme dhe dënohen me ligj. Autoritetet u kërkojnë gjithashtu qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohet dhunë.

“Gjatë protestës së ditës së sotme, punonjësit e Policisë së Shtetit janë përballur me akte të vazhdueshme dhune, të cilat rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe sigurinë e qytetarëve.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestë të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, të cilët sulmojnë punonjësit e Policisë dhe institucionet, si dhe dëmtojnë pronën publike e private. U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dhune dhe të mos bëhen pjesë e veprimeve që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me ligj. Dhuna, sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe dëmtimi i pronës publike e private janë të papranueshme dhe ndëshkohen me ligj.

Çdo veprim i dhunshëm që rrezikon jetën e punonjësve të Policisë dhe të qytetarëve do të trajtohet në përputhje me ligjin.

Policia e Shtetit vijon të jetë në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve”, thuhet në deklaratë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet dhunapoliciaprotesta