Policia ka shpërndarë protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa një pjesë e tyre janë zhvendosur brenda ambienteve të Parkut Rinia. Efektivët janë futur edhe në park, ku u kanë kërkuar protestuesve të largohen. “Ne kemi dalë në punën tonë”, kanë deklaruar disa prej protestuesve, të cilët kanë kundërshtuar kërkesën e policisë për t’u larguar. Mes tyre kanë qenë edhe aktivistët Sazan Guri dhe Dritan Goxhaj, të cilët kanë kërkuar shpjegime nga efektivët se përse duhet të largohen nga ambientet e parkut.
