Policia e Tiranës më 22 tetor u ka dërguar një shkresë zyrtare të gjitha komisariateve në kryeqytet me udhëzime për protestën, veçanërisht për të miturit e përfshirë në to. Në të specifikohet së pari që çdo punonjës policie në detyrë, të jetë lehtësisht i identifikueshëm, me numër të dukshëm identifikues dhe po ashtu edhe makina me logo. Drejtoria vendore e Policisë së Tiranës u kërkon komisariateve që të mos kryejnë asnjë kontroll të telefonëve pa urdhër gjyqësor, e po ashtu të mos i kërkojnë personave të shoqëruar apo arrestuar fjalëkalimet e celularëve. LEXO EDHE:Për të gjithë ata që 'e duan Edi Ramën si Vuçiçin' Në udhëzim kërkohet që edhe në ambientet e shoqërimit dhe intervistimit të të miturve në çdo zyrë të vendosen kamera dhe të ruhen pamjet. “Të sigurohet në çdo rast prezenca e prindit ose kujdestarit dhe psikologut për çdo të mitur, formular i të drejtave në versionin për të mitur, para çdo pyetje, regjistër i veçantë për të miturit”, thuhet në shkresën e Policisë së Tiranës firmosur nga zv/drejtori për sigurinë publike, Edmond Meshini. Efektivëve po ashtu, u kërkohet që të njihen me aktet ligjore mbi përdorimin proporcional të forcës dhe të gazit lotsjellës Shkresa është shënuar “Tepër urgjent”. U.D/Shqiptarja.com TAG: policia e tiranes Tirane protestat kunder qeverise te miturit Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Tetor, 10:21
Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77.1% Jo 19.7% Nuk e di 3.2% Vota total: 1038 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

