Jam i hapur për dialog me studentët dhe mësuesit! Një pakicë beson se djegia e vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit Në demokraci ka lindur një zanat i ri: protestues profesionist. Nuk kërkon diplomë, meritokraci, konkurs në administratë apo CV. Mjafton një parullë, një flamur dhe, mundësisht, një hu. Për më të kualifikuarit, ofrohen edhe fishekzjarrët, molotovi dhe kapuçi i zi. LEXO edhe...Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Jam i hapur për dialog me studentët dhe mësuesit! Një pakicë beson se djegia e vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit Zanati është pak i lodhshëm. Duhet energji për t’u përleshur me policinë, forcë për të shkulur semaforët, dorë të sigurt për të thyer vitrinat dhe guxim për të djegur dyqane e shkatërruar bankomate. Nuk përjashtohet as plaçkitja. E gjitha kjo, në emër të demokracisë! Pagesa? Kjo zgjidhet. Ka opozitarë që duan të vijnë në pushtet pa pritur zgjedhjet e ardhshme, por duke ushtruar presion në rrugë. Ka edhe të tjerë që mund të kenë interes ta shohin Shqipërinë në flakë. Për ta, shkatërrimi është investim; për qytetarin, faturë. Po të kapën, mos u shqetëso. Mund të kalosh disa orë në polici, por pastaj ke prokurorinë dhe gjykatën. Të paktën, kështu krijohet përshtypja kur dhuna dënohet me fjalë, ndërsa përgjegjësia humbet rrugës nga komisariati te salla e gjyqit. Natyrisht, jo çdo protestues është vandal dhe jo çdo protestë është e dhunshme. Protesta është e drejtë demokratike. Por asnjë e drejtë nuk të jep licencë të shkatërrosh pronën e tjetrit, të godasësh policin apo të rrezikosh jetën e qytetarëve. Dhe këtu lind pyetja: kush mban përgjegjësi? Protestuesi që hedh molotovin? Politikani që e nxit dhe pastaj fshihet pas turmës? Polici që tejkalon ligjin? Apo prokurori e gjykatësi që nuk e zbatojnë atë? Demokracia nuk është as konkurs për vende pune, as licencë për vandalizëm dhe as shkallë emergjence për politikanët që nuk fitojnë dot pushtetin me votë. Sepse, nëse për të hyrë në administratë duhet të plotësosh kritere, ndërsa për të dalë nga burgu mjafton të quhesh protestues, atëherë kemi krijuar një meritokraci të re: sa më shumë të shkatërrosh, aq më i madh bëhet pretendimi yt se po shpëton demokracinë. Dhe në fund, një pyetje për ata që e organizojnë këtë zanat: kur të mbarojë protesta, kush do t’i paguajë semaforët, dyqanet dhe dëmet? Protestuesi profesionist? Politikani që e mobilizoi? Apo përsëri qytetari, që nuk mori pjesë fare në këtë revolucion, por do të paguajë faturën e tij?/TemA Xh.K/ReportTv.al protestat kunder qeverise Orest Shurdha Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77.4% Jo 19.6% Nuk e di 3% Vota total: 1148 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
