Policia e Durrësit ka goditur një rast të magazinimit dhe tregtimit të lëndëve piroteknike të kontrabanduara. Përmes një njoftimi ‘Blutë’ bëjnë të ditur se gjatë operacionit ku u zbulua një dyqan në lagjen nr. 12 ku shiteshin lëndët piroteknike të kontrabanduara, janë sekuestruar qindra fishekzjarrë e kapsolla të llojeve të ndryshme. LEXO edhe...Skandali i vjedhjes së 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, SPAK regjistron procedim penal! Dyshohet e përfshirë dhe deputetja e PS, Etleva Budini Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë një 18 vjeçar, banues në Durrës, i cili dyshohet se shiste në dyqan dhe online, fishekzjarrë dhe kapsolla të dyshuara të kontrabanduara, të cilat i magazinonte në banesë. Ndërkohë nisën hetimet edhe për një 24-vjeçar, pasi u kap afër banesës së shtetasit 18 vjeçarit të arrestuar, duke transportuar me automjet, fishekzjarrë dhe kapsolla që i kishte marrë nga banesa e tij, me qëllim për t’i fshehur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i Policisë: Durrës/Goditet një rast i magazinimit dhe tregtimit të lëndëve piroteknike të kontrabanduara. Sekuestrohen qindra fishekzjarrë dhe kapsolla të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në informacionet e siguruaa në rrugë operative, kanë zbuluar një dyqan në lagjen nr. 12, ku shiteshin lëndë piroteknike të kontrabanduara. Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi R. C., 18 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se shiste në dyqan dhe online, fishekzjarrë dhe kapsolla të dyshuara të kontrabanduara, të cilat i magazinonte në banesë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. D., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi është kapur afër banesës së shtetasit R. C., duke transportuar me automjet, fishekzjarrë dhe kapsolla që i kishte marrë nga kjo banesë, me qëllim për t’i fshehur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan qindra fishekzjarrë dhe kapsollë, të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, dhe 2 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/ReportTv.al Durres lende piroteknike fishekzjarre kapsolla kontrabande Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 63.1% Jo 28.6% Nuk e di 8.3% Vota total: 1248 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?
