Lajme Zone
Polici në Institut ankohet: Na mbajnë te rrethi, na heqin makinat dhe kërkojnë gjoba 30 mijë lekëshe
PolitikëJOQ Albania

Polici në Institut ankohet: Na mbajnë te rrethi, na heqin makinat dhe kërkojnë gjoba 30 mijë lekëshe

Një efektiv policie, i cili është me detyrë në Institut, ka denoncuar pranë redaksisë atë që e cilëson si mënyrë të padrejtë organizimi të shërbimit dhe trajtim të papranueshëm të punonjësve.

Një efektiv policie, i cili është me detyrë në Institut, ka denoncuar pranë redaksisë atë që e cilëson si mënyrë të padrejtë organizimi të shërbimit dhe trajtim të papranueshëm të punonjësve.

Sipas tij, drejtuesit u kërkojnë efektivëve të qëndrojnë vetëm pranë rrethrrotullimit të Institutit, ndërsa mjetet e patrullimit u hiqen, megjithëse më pas u kërkohen rezultate në terren.

"Policët në këmbë nuk mund të kapin shkelësit. Situata sa vjen e përkeqësohet. Patrullat qëndrojnë vetëm te rrethi, ndërsa nëse ndodh një ngjarje në territor, përgjegjësinë e mbajmë ne", shprehet denoncuesi.

Ai thotë gjithashtu se automjetet e policisë përdoren nga persona të tjerë dhe jo për shërbimin e patrullave, duke ngritur dyshime për keqpërdorim të tyre.

Në denoncim thuhet se efektivët detyrohen të punojnë në temperatura të larta për shumë orë, ndërsa ndalohen të patrullojnë në të gjithë sektorin që mbulojnë.

"Na thonë se puna është të rrimë vetëm te rrethi. Nëse patrullojmë gjithë sektorin, konsiderohet shkelje. Të heqin nga shërbimi dhe nisin procedim disiplinor", pretendon ai.

Efektivi shton se prej rreth dy muajsh punonjësit janë në shenjë proteste për kushtet e punës, duke treguar se orari i shërbimit arrin nga 12 deri në 16 orë në ditë.

"Na trajtojnë si skllevër. Na lënë me orë të tëra në rreth sikur ta kenë pronë private", përfn denoncuesi.

Ai thotë se efektivëve u është kërkuar të vendosin masa administrative me vlerë maksimale në zonën e rrethrrotullimit të Institutit, me qëllim rritjen e numrit të gjobave dhe plotësimin e kuotave të vendosura. Sipas tij, ky urdhër ka krijuar pakënaqësi te punonjësit, të cilët kërkojnë një mënyrë tjetër organizimi të shërbimit dhe më shumë mbështetje në terren.