Një efektiv policie 19-vjeçar është dhunuar fizikisht në Krujë, teksa ndodhej jashtë shërbimit. Për ngjarjen, Policia ka shpallur në kërkim dy persona, të dyshuar si autorë të dhunimit. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Shkak dyshohet të jetë bërë një komunikim në Instagram, ku efektivi i kishte shkruar një vajze.
Pas këtij komunikimi, dyshohet se vëllezërit e vajzës kanë dhunuar efektivin me sende të forta.
Policia ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe ka shpallur në kërkim dy vëllezërit, të dyshuar për përfshirjen në dhunimin e 19-vjeçarit. Top Channel

