Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Policët në rresht të parë të maskuar dhe pa numër identifikimi”/ Korreshi për tensionet në protestë: Shajnë qytetarët me libër shpie, s’po dimë me kë përballemi, të Agasit apo…


Deputeti Saimir Korreshin në një deklaratë për mediat, ka ngritur shqetësimin për situatën e tensionuar jashtë Kuvendit ku mbahet edhe protesta.

Deputeti Saimir Korreshin në një deklaratë për mediat, ka ngritur shqetësimin për situatën e tensionuar jashtë Kuvendit ku mbahet edhe protesta. Korreshi theksoi se në rreshtin e parë të vendosur ku është edhe kordoni policor, efektivët tha ai nuk janë me numër identifikimi. “Ju keni qenë prezentë, por dua t’ju them edhe diçka. Për të parë se sa me hatër e ka pushteti protestuesit, po të shikoni këta të maskuarit, policët, nuk kanë numër identifikimi. Nuk mund të rrijë policia as me maska dhe as pa numër identifikimi.

Ka këtu edhe kryesurretër që shan dhe u tregon hallatet protestuesve. Se i ka hallatet ky, si Hila apo si Gysi, këtë nuk e dimë, por problemi është se Policia e Shtetit nuk mund të mbajë kësi halësh dhe pa identifikim.

Kështu që, ju jeni të vetmit ku mund të bëjmë denoncim, ju mediat, që ju lutem shumë t’i shikoni: janë të gjithë pa numër identifikimi. Dhe, pa numër identifikimi, në bazë të ligjit për Policinë e Shtetit, janë të gjithë për kallëzim penal.

Sepse nuk e dimë çfarë janë: kriminelët që i mban policia apo kanë një numër të gjithë. Këta të rreshtit të parë nuk e kanë. Dhe janë të gjithë të maskuar.

Ne nuk e dimë me kë po përballemi sot, sepse kanë bërë një perimetër kafshërie, që t’i nxjerrin në pritë njerëzit dhe t’u hedhin spray me piper.”, tha Korreshi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: PD protesta Saimir Korreshi