Lajme Zone
Pogradec/ Banorët zonës së Kalasë në protestë për rrugën e dëmtuar: Gjatë dimrit kemi vështirësi për të kaluar
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pogradec/ Banorët zonës së Kalasë në protestë për rrugën e dëmtuar: Gjatë dimrit kemi vështirësi për të kaluar

Rruga e amortizuar ka nxjerrë në protestë banorët e zonës së Kalasë, në lagjen numër 4 të Pogradecit. Mbi 20 familje kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë për aksin që lidh rrugën kryesore me banesat e tyre.

Rruga e amortizuar ka nxjerrë në protestë banorët e zonës së Kalasë, në lagjen numër 4 të Pogradecit. Mbi 20 familje kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë për aksin që lidh rrugën kryesore me banesat e tyre. Sipas banorëve, gjendja e rrugës i pengon të afrojnë automjetet pranë shtëpive, ndërsa gjatë dimrit vështirësohet edhe lëvizja e këmbësorëve. Ata i janë drejtuar më herët Bashkisë me një peticion dhe thonë se, pavarësisht premtimeve për investim, ende nuk është ndërhyrë. LEXO edhe...Pallati i Sportit ‘Tamara Nikolla’ në Korçë, Rama: Vijojnë punimet për një hapësirë sportive moderne, të denjë edhe për aktivitete ndërkombëtare Aksi, rreth 1.5 kilometra i gjatë, të çon edhe drejt Kalasë së Pogradecit. Banorët tregojnë se kjo zonë historike tërheq turistë të huaj, por vështirësitë në qarkullim bëjnë që një pjesë e vizitorëve të mos arrijnë deri në majën e kodrës. Gjendjen e rëndon edhe erozioni, i shfaqur në disa pjesë të rrugës. Sipas banorëve, rrëshqitja e terrenit rrezikon banesat dhe mund të sjellë bllokimin e plotë të kalimit. Në protestë ishte i pranishëm edhe Arbër Male, Anetar i Këshillit Bashkiak të Pogradecit, i cili kërkoi masa emergjente nga institucionet vendore. Ai bëri të ditur se, krahas peticionit, banorët kanë paraqitur vazhdimisht ankesa për infrastrukturën dhe administrimin e lagjes. Familjet e kësaj zone kërkojnë që ankesat të marrin zgjidhje përmes një ndërhyrjeje që garanton kalimin e sigurt drejt banesave dhe aksesin në një prej pikave historike të qytetit. lajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al proteste Korce pogradec Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 21.8% Nuk e di 6.8% Vota total: 2809 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?