Lajme Zone
Po udhëtonin drejt Beratit, tre motrat emigrante përfshihen në aksident! Makina me foshnjën 2-muajshe përfundon në kanal
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Po udhëtonin drejt Beratit, tre motrat emigrante përfshihen në aksident! Makina me foshnjën 2-muajshe përfundon në kanal

Një makinë me të cilën po udhëtonin tre motra dhe një foshnjë rreth dy muajshe ka dalë nga rruga në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Njëra prej pasagjereve ka mbetur e plagosur lehtë, ndërsa bashkë me foshnjën është dërguar në spital për kontroll.

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë, ku një automjet tip “Ford” ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Në makinë, e cila ishte marrë me qira, udhëtonin tre motra dhe një foshnjë rreth dy muajshe. Njëra prej pasagjereve është plagosur lehtë dhe është transportuar në spitalin e Lushnjës së bashku me foshnjën për kontroll mjekësor. Tre motrat, emigrante në Angli, po udhëtonin drejt Beratit kur drejtuesja e automjetit nuk ka arritur të marrë kthesën dhe ka dalë nga rruga. Makina ka përfunduar në një kanal që në momentin e aksidentit nuk kishte ujë. LEXO edhe...Selenicë/ Automjeti përfn përmbys në anë të rrugës, shpëton mrekullisht shoferi! Shkak dyshohet shpejtësia e lartë Dyshohet se mungesa e ndriçimit në këtë segment rrugor mund të ketë ndikuar në aksident, pasi drejtuesja nuk ka dalluar kthesën dhe ka vijuar drejt. Automjeti ka pësuar dëme materiale, ndërsa shpejtësia brenda normave të lejuara ka ndikuar që pasojat të mos jenë më të rënda. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin e aksidentit. U.D/ReportTv.al aksident rrugor Berat lushnje Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 71.5% Të gabuar 25.5% Nuk e di 3% Vota total: 1857 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?