Lajme Zone
Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO)
TeknologjiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO)

Një elektriçist rreth 60 vjeç ka humbur jetën këtë të shtunë në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, teksa po punonte për riparimin e një defekti në rrjetin e ndriçimit. Sipas informacioneve paraprake, Agim Beqiri dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për riparimin e linjës ku ishte shfaqur defekti. LEXO edhe...'E konstatoi dje defektin, sot erdhi ta rregullonte', kryeplaku i fshati

Një elektriçist rreth 60 vjeç ka humbur jetën këtë të shtunë në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, teksa po punonte për riparimin e një defekti në rrjetin e ndriçimit. Sipas informacioneve paraprake, Agim Beqiri dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për riparimin e linjës ku ishte shfaqur defekti. LEXO edhe...'E konstatoi dje defektin, sot erdhi ta rregullonte', kryeplaku i fshatit Zërvaskë në Pogradec flet për elektriçistin që humbi jetën në punë: Punonte për fshatin edhe në ditë pushimi (VIDEO) Sipas informacioneve dhe banorëve që folën jashtë kamerave, elektriçisti i ndjerë e kishte evidentuar defektin një ditë më parë dhe ishte rikthyer këtë të shtunë për të zëvendësuar llambën. Burimet bëjnë me dije se në shtyllë ndodheshin dy linja tensioni. Ai dyshohet se kishte çaktivizuar vetëm njërën prej tyre, ndërsa tjetra kishte mbetur aktive, me të cilën dyshohet se ra në kontakt, duke humbur jetën. Po sipas të njëjtave burime, ai ka qëndruar për disa minuta pa shenja jete në shtyllë, derisa shërbimet arritën të zbrisnin trupin e pajetë, i cili ishte ende i lidhur me pajisjet e sigurisë. Beqiri punonte prej vitesh si elektriçist dhe ishte përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit rrugor në fshatra. "Ishte punëtor i komunës për defektet e linjave të ndriçimit. Punonte prej shumë kohësh në komunë. Ishte një burrë shumë i mirë, i rregullt, punonte edhe në ditën e pushimit. Meqë fshati kishte probleme, erdhi dje e konstatoi defektin dhe u kthye sot për ta rregulluar. Ishte njeri shumë i komunikueshëm. Më ka ardhur shumë keq", tha kryeplaku i fshatit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Ora 11:52 'E konstatoi dje defektin, sot erdhi ta rregullonte', kryeplaku i fshatit Zërvaskë në Pogradec flet për elektriçistin që humbi jetën në punë: Punonte për fshatin edhe në ditë pushimi (VIDEO) Kryeplaku i fshatit Zërvaskë e kujton Agim Beqirin si një njeri të përkushtuar ndaj punës, duke thënë se ai kishte shkuar një ditë më parë për të konstatuar defektin dhe ishte rikthyer sot për ta riparuar. Sipas tij, Beqiri punonte prej shumë vitesh në mirëmbajtjen e linjave të ndriçimit, ishte i rregullt dhe nuk hezitonte të dilte në punë edhe në ditët e pushimit.“Ai ishte punëtor i komunës për defektet e linjave të ndriçimit. Ky punonte prej shumë kohësh në komunë, ishte një burrë shumë i mirë, i rregullt, punonte edhe në ditën e pushimit. Meqë kishte probleme fshati, erdhi konstatoi problemin dhe erdhi sot për të rregulluar defektin. Ishte njeri shumë i komunikueshëm. Më ka ardhur shumë keq” tha kryeplaku i fshatit Share U.D/ReportTv.al Agim Beqiri pogradec Korce elektricist Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.1% Nuk e di 7.1% Vota total: 3313 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?