Lajme Zone
Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit e bashkisë së Tropojës i zë korrenti, një i vdekur
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit e bashkisë së Tropojës i zë korrenti, një i vdekur

Një 59-vjeçar ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur pasi janë goditur nga rryma elektrike gjatë punës për vendosjen e shtyllave të ndriçimit në Tropojë.

Një 59-vjeçar ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur pasi janë goditur nga rryma elektrike gjatë punës për vendosjen e shtyllave të ndriçimit në Tropojë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në rrugën e Dobravës, pranë fshatit Bujan. Katër punonjës të Bashkisë Tropojë po punonin për vendosjen e shtyllave, kur njëra prej tyre dyshohet se ka prekur telat e energjisë elektrike, raporton korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, gjatë vendosjes së shtyllës në bazament, punonjësit kanë humbur ekuilibrin për shkak të peshës së saj. Në këtë moment, shtylla dyshohet se ka prekur linjën elektrike, duke përcjellë rrymën te katër punonjësit.

Për 59-vjeçarin Muhamet Sulisufaj, kontakti me energjinë elektrike ka rezultuar fatal. Ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Tre punonjësit e tjerë, A.D., 40 vjeç, I.D., 47 vjeç dhe A.A., 21 vjeç, janë transportuar në Spitalin e Bajram Currit, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Policia bën me dije se punonjësit po kryenin transportin dhe shpërndarjen e shtyllave, në bazë të planit të punës të miratuar nga Bashkia Tropojë më 4 shtator.

Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar të gjitha masat e sigurisë gjatë punës.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Top Channel