Lajme Zone
Meta nuk heq dorë, kërkon sërish lirimin nga burgu, dorëzon kërkesën në Gjykatën e Lartë
PolitikëTop Channel

Meta nuk heq dorë, kërkon sërish lirimin nga burgu, dorëzon kërkesën në Gjykatën e Lartë

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk heq dorë nga kërkesa e tij për t’u liruar nga qelia.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk heq dorë nga kërkesa e tij për t’u liruar nga qelia. Siç mëson gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ish-presidenti i vendit ka dorëzuar sot në Gjykatën e Lartë kërkesën për zbutjen e masës arrest me burg.

Ilir Meta akuzohet zyrtarisht për korrupsion në tre raste, pastrim parash mbi një herë dhe fshehje pasurie. Të pandehur me të janë edhe Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho, që të katërt me masa më të lehta krahasuar me ish-presidentin apo kreun aktual të Partisë së Lirisë, i cili nga burgu thotë përmes avokatëve se po pengohet të bëjë politikë. Top Channel