Lajme Zone
Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit e bashkisë së Tropojës i zë korrenti, një i vdekur
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit e bashkisë së Tropojës i zë korrenti, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Bajram Curr, ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Bajram Curr, ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica bën me dije se ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Bajram Currit, ku katër punonjësit e bashkisë janë qenë duke punuar për ndriçimin e rrugës dhe trotuarit, kur kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerët kanë mbetur të lënduar. Sakaq, policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes. Top Channel