Lajme Zone
“Jemi vulnerabël në sektorin privat, duhet të marrin masa”, Rama në Forumin e Inovacionit: Do të ngremë strukturë publike cloud dhe kapacitet kompjuterik kombëtar
PolitikëTop Channel

“Jemi vulnerabël në sektorin privat, duhet të marrin masa”, Rama në Forumin e Inovacionit: Do të ngremë strukturë publike cloud dhe kapacitet kompjuterik kombëtar

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Forumin e Dytë të Inovacionit, ku në fokus ishte zhvillimi i Inteligjencës Artificiale dhe sektorit të teknologjisë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Forumin e Dytë të Inovacionit, ku në fokus ishte zhvillimi i Inteligjencës Artificiale dhe sektorit të teknologjisë në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te rritja e sektorit, numri i profesionistëve dhe objektivi për rritjen e eksporteve të teknologjisë, ndërsa theksoi nevojën për të përshpejtuar hapat në zhvillimin e infrastrukturës teknologjike dhe shërbimeve digjitale.

Rama theksoi nevojën për ngritjen e një strukture publike cloud, kapaciteteve kombëtare kompjuterike dhe data centerave, për të garantuar akses të sigurt në të dhënat shtetërore dhe për të përshpejtuar shërbimet digjitale. Ai nënvizoi gjithashtu se sektori privat mbetet pas në digjitalizim, ndërsa synimi është që eksportet e teknologjisë të arrijnë në 1 miliard euro, duke vijuar mbështetjen për startup-et.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që të gjitha temat e diskutimit janë në një dinamikë të jashtëzakonshme. Nga njëra anë bekim i madh për vende si i yni, dhe nga ana tjetër është një sinjal i vazhdueshëm alarmi sepse mund të mbetemi shumë pas nëse nuk ecim me ritmin e kësaj kohe të re.

Sot ky sektor, i teknologjisë, eksporton 222 mln euro produkte, tre herë më shumë se pak vite më parë. Thuajse 30 mijë profesionistë janë aktivë në këtë sektor. 7 nga 10 protagonistë të këtij sektori janë nën moshën 35 vjeç. Sot kemi një rritje pagash shumë domethënëse në këtë sektor dhe nga ana tjetër në prodhimin e përgjithshëm kombëtar të Shqipërisë, sektori ka një peshë tanimë të lexueshme, prej 2.2%, duhet të jetë më e lartë, por është një shifër kuptimplotë për potencialin e vet.

Të ngremë një strukturë publike cloud dhe kapacitet kompjuterik kombëtar që të aksesohen të dhënat shtetërore në mënyrë të sigurt si për sipërmarrjen dhe për botën akademike. Një katalog që shërbimet të ndërtohen gjithmonë më shpejt e më saktë dhe në ndërkohë kemi filluar të eksplorojmë mundësinë e ngritjes së data centerave, por dua ta them që në fillim që është më komplekse sesa duket kjo.

Në sektorin privat jemi shumë pas, jemi shifër të ulët biznesesh që operojnë online. Mbi 90% e qytetarëve kanë akses online, është shifër shqetësuese. 1 mld euro është objektivi ynë që të shkojmë përmes eksportit, është e mundshme dhe ne do vazhdojmë të fuqizojmë mbështetjen për startup-et.

Një lloj presioni gjobëvënës që u ushtrua ndaj start up nga disa portale famëkeqe, por në këtë pikë nuk u qaj hallin sepse në një farë mënyre më duket shumë pak ajo që hani ju në krahasim me atë që ha vetë. Mos u merrni fare me to. As mos i lexoni”, tha Rama.

“Jemi vulnerabël në sektorin privat, duhet të marrin masa para se të ketë sulme kibernetike”, tha Rama duke kujtuar sulmet që janë bërë në platformat shtetërore. Top Channel