Lajme Zone
Po priste Ramën të përfundonte takimin në Vlorë, policia shoqëron protestuesin pro Palestinës Baki Goxhajn dhe tre persona të tjerë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Po priste Ramën të përfundonte takimin në Vlorë, policia shoqëron protestuesin pro Palestinës Baki Goxhajn dhe tre persona të tjerë

Baki Goxhaj, i cili së bashku me disa persona të tjerë po priste përfundimin e takimit të kryeministrit Edi Rama me strukturat socialiste në Vlorë, me qëllim protestimin është shoqëruar nga policia së bashku me tre persona të tjerë.

Baki Goxhaj, i cili së bashku me disa persona të tjerë po priste përfundimin e takimit të kryeministrit Edi Rama me strukturat socialiste në Vlorë, me qëllim protestimin është shoqëruar nga policia së bashku me tre persona të tjerë. Goxhaj, i njohur si protestues pro Palestinës, është një prej personave organizatorë të protestës që prej më shumë se 100 ditësh vijon në Tiranë kundër qeverisë.

Siç bën me dije korrespondenti i Top Channel në Vlorë, Mikel Marsi, bashkëshortja e tij, Eriselda Goxhaj, ka reaguar ndaj veprimit të policisë dhe ka kundërshtuar shoqërimin e bashkëshortit të saj në polici.

Baki Goxhaj dhe personat e tjerë kishin qëndruar pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë, ku po zhvillohej takimi i Ramës, ndërsa synonin të protestonin pas përfundimit të tij. Top Channel