Moska ende nuk ka vendosur nëse Presidenti rus Vladimir Putin do të udhëtojë për të marrë pjesë në samitin e G20 në Miami në dhjetor, sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov. “Nuk e dimë ende nëse do të shkojmë në Miami”, tha Peskov.
Më herët gjatë ditës, këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov, tha se mundësia e pjesëmarrjes së Putinit në samit “nuk është diskutuar ende” në Moskë.
Në prill, Kremlini njoftoi se Putin do të udhëtonte në samitin e G20, pasi Presidenti i SHBA-së Trump kishte lënë të kuptohej se prania e tij do të ishte shumë e dobishme.
Duke komentuar deklaratat e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se ai mund të udhëtonte për në Miami nëse Putin merrte pjesë në samit dhe se mund të kërkonte një takim me të, Peskov përsëriti qëndrimin e vazhdueshëm të Moskës se nëse presidenti ukrainas dëshiron të takohet me homologun e tij rus, ai duhet të vijë në Moskë. Top Channel

