Një 65-vjeçar ka humbur jetën paraditen e kësaj të enjteje në zonën e Porto Palermos, në Himarë nga shpërthimi i lëndës plasëse që po përdorte për peshkim të paligjshëm. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, kur Pandeli Mërkuri ishte duke peshkuar me dinamit, kur lënda plasëse i ka shpërthyer në dorë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. LEXO edhe...Turisti polak bllokohet prej 24 orësh në malin e Çikës, pëson dëmtime! Kërkohet ndërhyrje me helikopter 65-vjeçari u transportua me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të Himarës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. “Rreth orës 09:00, në afërsi të zonës së Porto Palermos, dyshohet se shtetasi P. M., 65 vjeç, gjatë peshkimit të paligjshëm me lëndë plasëse (dinamit), është dëmtuar nga shpërthimi i lëndës plasëse. 65-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Himarë, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën”, njofton Policia. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. SI.E./ReportTv.al Vlore himare Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.7% Jo 29.7% Nuk e di 6.5% Vota total: 9379 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
