Lajme Zone
Ministri i Jashtëm i Serbisë: Do të hapim konsullatë në Shkodër
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Ministri i Jashtëm i Serbisë: Do të hapim konsullatë në Shkodër

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, njoftoi të mërkurën se Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe në Bujanoc. Duke folur për Radio Beograd, Gjuriç shprehu kënaqësinë për bisedimet e fundit me ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha. LEXO edhe...'Paketa e Maleve nuk është për oligarkët po për familjet dhe biznese

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, njoftoi të mërkurën se Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe në Bujanoc. Duke folur për Radio Beograd, Gjuriç shprehu kënaqësinë për bisedimet e fundit me ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha. LEXO edhe...'Paketa e Maleve nuk është për oligarkët po për familjet dhe bizneset lokale', Koçiu nga Vau i Dejës: Janë miratuar mbi 1200 aplikime në 52 bashki (VIDEO) "Jam i kënaqur që pata bisedime kaq të mira me ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një marrëveshje në parim për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe në Bujanoc", tha Gjuriç për radion. lajm në përditësim... Ora 12:43 Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, Spahia: Shërbimi i radhës ndaj Vuçiçit nga Rama Deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka reaguar kundër hapjes esënjë konsullate serbe në Shkodër.Përmes një reagimi publik, Spahia e cilëson këtë vendim si "shërbimin e radhës ndaj Vuçiçit" nga qeveria shqiptare, të cilën e akuzon se ndjek politika antishqiptare.Sipas tij, kryeministri Edi Rama po dëshmon edhe një herë se është i gatshëm të sakrifikojë interesat kombëtare për të ruajtur marrëdhëniet politike me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.“Hapja e konsullatës serbe në Shkodër është shërbimi i radhës ndaj Vuçiç, i një qeverie thellësisht antishqiptare në Tiranë!​Edi Rama po dëshmon sërish se është i gatshëm të shkelë mbi interesat tona kombëtare vetëm për të ushqyer "vëllazërinë" e tij politike me Aleksandër Vuçiç. Ndërkohë që Beogradi zyrtar dhe ministrat e tij nuk ndalin gjuhën e urrejtjes dhe fantazitë e spastrimit etnik ndaj Kosovës, qeveria e Tiranës jo vetëm që nuk i dënon, por i shpërblen duke u hapur dyert. Anashkalimi i Kosovës dhe goditja pas shpine ndaj saj është kthyer tashmë në një axhendë të përditshme të këtij pushteti.​Pyetja që duhet të na alarmojë të gjithëve është pse pikërisht tani ndërsa Beogradi zyrtar vazhdon me retorikën dhe qëndrimet nacionaliste dhe madje edhe kërcënuese? Pse në kryeqendrën e Veriut, në djepin e patriotizmit, kulturës dhe rezistencës historike shqiptare përballë ekspansionizmit nacionalist sllav? E gjitha kjo me bekimin dhe tapinë e kryeministrit tonë "vëllait" të Vuçiçit”,- shkruan Spahia. Share K.M/SI.E./ReportTv.al marko gjuric serbi Shkoder Ferit Hoxha Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.7% Nuk e di 6.5% Vota total: 9479 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?