Lajme Zone
PolitikëReport TV

'Paketa e Maleve nuk është për oligarkët po për familjet dhe bizneset lokale', Koçiu nga Vau i Dejës: Janë miratuar mbi 1200 aplikime në 52 bashki (VIDEO)


Zëvendëskryeministrja tha se deri tani janë miratuar mbi 1200 aplikime në 52 bashki, ndërsa u bëri thirrje institucioneve të përshpejtojnë procedurat për përfituesit.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi nga Vau i Dejës se “Paketa e Maleve” nuk është krijuar për oligarkë apo investitorë të huaj, por për familjet dhe bizneset lokale që jetojnë në zonat malore. Gjatë një takimi me banorë që kanë kaluar fazën e parë të aplikimit në këtë program, ajo tha se deri tani janë miratuar mbi 1200 aplikime në 52 bashki të vendit, ndërsa janë miratuar edhe më shumë se 400 zona zhvillimi. “Deri më sot përveç Vaut të Dejës dhe në bashkitë e tjera janë miratuar mbi 400 zona zhvillimi. Në 52 bashki të vendit kemi mbi 1200 aplikime të miratuara deri më tani, çka do të thotë që interesi ka qenë i jashtëzakonshëm. Mua më vjen mirë që ne këtu së bashku jemi me disa nga dëshmitarët e këtij procesi, i cili fillon në fakt me një bashkëpunim shumë të ngushtë me bashkinë, në rastin konkret me Bashkinë e Vaut të Dejës, pasi do duhet që të paraqitet i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për të deklaruar që një pronë, një truall apo një objekt posedohet së paku 10 vite nga ai që aplikon apo që dëshiron ta zhvillojë atë pronë dhe të zhvillojë një investim në atë pronë. Më pas, bashkia kryen procesin e saj administrativ dhe vijon më pas me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, me marrjen dhe me miratimin e planit të zhvillimit e më pas me aplikimet e tjera. u shpreh Koçiu. LEXO edhe...Ministri i Jashtëm i Serbisë: Do të hapim konsullatë në Shkodër Koçiu u ndal edhe te kritikat ndaj nismës, duke i cilësuar si dezinformim pretendimet se programi favorizon investitorët e mëdhenj. Sipas saj, “Paketa e Maleve” u jep mundësi banorëve që prej vitesh zotërojnë një pronë, por nuk kanë mundur ta zhvillojnë atë për shkak të problemeve me dokumentat, të realizojnë investimet e tyre. "Si çdo gjë e re që bëhet, si çdo gjë e mirë që bëhet, nga ana tjetër fillon edhe përbaltja dhe besoj e keni dëgjuar baltosjen që i është bërë edhe “Paketës së Maleve” me gjithë fushatën e dezinformimit që filloi duke thënë është një paketë për oligarkët, është një paketë për ata që kanë kapital, është një paketë për investitorët e huaj. Në fakt komplet e kundërta është e vërtetë. Nuk është aspak një paketë për oligarkë apo për investitorë të huaj. Është një mundësi e jashtëzakonshme për bizneset familjare, për banorët lokalë të zonave malore, për ata që kanë vite që jetojnë në ato zona dhe kanë patur pamundësinë për ta zhvilluar një ide të tyre, një biznes lokal, një mundësi rritje më shumë për shkak të pamundësisë së disponimit të pronës mbi truallin apo objektin ku do duhet të zhvillohet ideja e investimit që ata kanë” deklaroi ajo. Ajo tha se programi mbështetet edhe nga skema “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, përmes së cilës bizneset mund të marrin kredi me interesa 2 deri në 3%, me afat deri në 10 vjet, ndërsa shteti garanton deri në 70% të kolateralit. "Përmes bashkëpunimit me Bankën e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të dytë, bizneset mund të përfitojnë kredi me interesa 2 deri në 3 për qind, me afat deri në 10 vjet, ndërsa shteti garanton deri në 70 për qind të kolateralit. Kjo u jep mundësi sipërmarrësve të investojnë në pajisje, teknologji dhe zgjerimin e aktivitetit të tyre", tha ajo. Sipas Koçiut, programi krijon mundësi edhe për shqiptarët e diasporës që kanë trashëguar prona në zonat malore dhe nuk kanë mundur t'i zhvillojnë për shkak të mungesës së dokumentacionit të pronësisë. "Paketa e Maleve u jep mundësi edhe shqiptarëve të diasporës që kanë trashëguar prona në këto zona, por nuk kanë mundur t'i zhvillojnë për shkak të mungesës së dokumentacionit të pronësisë. Tani ata mund të investojnë dhe të zhvillojnë pronat që kanë poseduar prej vitesh", u shpreh Koçiu. Në fund të takimit, ajo kërkoi angazhimin e institucioneve vendore dhe rajonale për të përshpejtuar procedurat administrative, në mënyrë që përfituesit të formalizojnë pronat dhe të realizojnë investimet e tyre. U.D/E.H/ReportTv.al Shkoder paketa e maleve vau i dejes Albana Koçiu Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.7% Nuk e di 6.5% Vota total: 9479 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?