Kryeministri Edi Rama ka folur për transformimin e Shqipërisë, luftën kundër korrupsionit, rritjen e turizmit, mbrojtjen e biodiversitetit dhe përfshirjen e diasporës, gjatë adresimit të tij në New York, në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane.
Rama u ndal te zhvillimi i aeroportit të Tiranës, duke theksuar se Shqipëria prej disa vitesh ka aeroportin me numrin më të madh të udhëtarëve në rajon.
Kryeministri foli edhe për luftën kundër korrupsionit, duke thënë se sistemi demokratik shqiptar ka nisur të ndërtojë “imunitet ndaj korrupsionit”. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Rama përmendi gjithashtu ndryshimet në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe biodiversitetit, duke theksuar rritjen e numrit të shpendëve dhe kafshëve, si dhe sipërfaqeve të pyjeve të rikuperuara.
Në fjalën e tij, kryeministri u ndal edhe te diaspora shqiptare dhe planet për Bonot e Diasporës, të cilat, sipas tij, synojnë të rrisin më tej përfshirjen dhe investimet e shqiptarëve jashtë vendit.
“Është viti i pestë a i gjashtë që kemi aeroportin më të madh në rajon, duke qenë shumë i madh jo vetëm në terma relative, por edhe në shifra absolute, me më shumë udhëtarë se aeroporti i Beogradit, që ka qenë më i madhi në rajon. Kjo nuk është e thjeshtë që ta përtypin të gjithë. Kush është Shqipëria që të rritet dhe të tregojë këtë kapacitet për ndryshim? Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu. Nuk po them që nuk kemi probleme. Ne shqiptarët, atë çfarë e shohim si problem, partnerët europianë e shohin si sukses. A mund të ketë një vend më shumë korrupsion në rast se korrupsioni luftohet çdo ditë? Lufta kundër korrupsionit të ndodhë çdo ditë. Jo, nuk është.
Sot, sistemi demokratik i Shqipërisë ka nisur të ndërtojë imunitet ndaj korrupsionit. Nuk është fjala thjesht për një udhëheqës apo qeveri, është për një sistem që funksionon, me gjithë nevojën për t’u rritur dhe pjekur më tej. Çdo ditë nuk është më vendi ku mund të ecësh dorë më dorë me korrupsionin.
Në një vend ku 10 vjet më parë kafshët dhe shpendët masakroheshin nga mijëra gjuetarë që kalonin nga kufiri ynë, që të bënin festë pa asnjë rregull dhe kontroll dhe të vrisnin majtas e djathtas, duke lënë qindra pirgje zogjsh të ngordhur, sot vendi proteston për biodiversitetin.
Pasi rritëm trefish numrin e shpendëve dhe kafshëve në vendin tonë, pasi rritëm shumëfish se kurrë më parë sipërfaqen e pyjeve të rikuperuara, tashmë kemi një ndjesi të re. Sot këtu është mirë, se mund të jetë më mirë, ashtu siç është sukses që jemi shumë herë më afër se ishim me diasporën shqiptare. Po përgatisim Bonot e Diasporës që ta çojmë në një tjetër nivel përfshirjen e diasporës sa i përket pjesëmarrjes. E nisëm me 12 miliardë, janë vetëm 2 vjet dhe do të rriten më shumë, duke sjellë më shumë investime.
Do të përgatitemi të hedhim miliarda jo vetëm me projektin e Kushnerit, por edhe me projekte të mëdha. Kemi tejkaluar një epokë poshtërimi, ku ishim ata që tregoheshim me gisht në Europë. Na duhet të bëjmë zgjedhjen për të ëndërruar më tepër, pa pasur frikë.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

