Lajme Zone
Po niseni për pushime? Autoriteti për Sigurinë Kibernetike jep 7 këshilla për të mbrojtur telefonin dhe llogaritë tuaja nga mashtruesit
TeknologjiReport TV

Po niseni për pushime? Autoriteti për Sigurinë Kibernetike jep 7 këshilla për të mbrojtur telefonin dhe llogaritë tuaja nga mashtruesit

Nga Wi-Fi publik te rezervimet online dhe postimet në rrjetet sociale, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike jep këshillat që duhen ndjekur gjatë udhëtimeve.

Gjatë pushimeve, telefoni nuk shërben vetëm për të bërë foto. Në të ruhen biletat, rezervimet, dokumentet, përdoren aplikacionet bankare, hartat dhe llogaritë personale, çka e bën edhe një objektiv të lehtë për mashtruesit kibernetikë të cilët shtohen dita ditës. Për këtë arsye, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të marrin disa masa të thjeshta për të mbrojtur të dhënat e tyre. Më poshtë janë këshillat kryesore të AKSK-së: LEXO edhe...Shtohen mashtrimet në emër të bankave, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Verifikoni gjithmonë para se të klikoni 1. Përditësoni pajisjet para nisjesPërditësoni sistemin operativ dhe të gjitha aplikacionet në telefon, tablet ose laptop. Aktivizoni autentifikimin me shumë faktorë (MFA) në llogaritë më të rëndësishme, përdorni fjalëkalime të forta dhe krijoni një kopje rezervë të fotografive dhe dokumenteve. Gjithashtu, aktivizoni funksionin për lokalizimin dhe bllokimin në distancë të pajisjes. 2. Kujdes me ofertat dhe rezervimet online Nëse një ofertë duket shumë më e lirë se të tjerat, tregoni kujdes. Rezervimet kryejini vetëm në platforma të besueshme dhe kontrolloni adresën e faqes para se të vendosni të dhëna personale ose bankare. Nëse merrni email apo SMS që kërkojnë pagesë ose konfirmim rezervimi, verifikojini gjithmonë përmes faqes ose aplikacionit zyrtar. 3. Mos i besoni verbërisht Wi-Fi publik Rrjetet Wi-Fi në aeroporte, hotele apo lokale mund të jenë të rreme. Përpara se të lidheni, konfirmoni me stafin emrin e saktë të rrjetit. Për shërbime bankare ose llogari të rëndësishme, përdorni internetin celular dhe çaktivizoni lidhjen automatike me rrjetet publike. 4. Bëni kujdes edhe kur karikoni telefonin Në aeroporte, stacione dhe ambiente të tjera publike mund të gjenden porta USB për karikimin e telefonit. Kur është e mundur, përdorni karikuesin tuaj të lidhur me një prizë elektrike ose një power bank. Kjo shmang lidhjen e drejtpërdrejtë të pajisjes me porta USB publike të panjohura ose potencialisht të manipuluara. 5. Mos publikoni gjithçka në rrjetet sociale Postimet në kohë reale mund të zbulojnë vendndodhjen tuaj ose faktin që shtëpia ka mbetur bosh. Mos publikoni fotografitë e kartave të imbarkimit, rezervimeve apo dokumenteve të udhëtimit mund të përmbajnë emra të plotë, numra rezervimi, barkode, kode QR ose të dhëna të tjera që nuk duhet të bëhen publike. Kontrolloni cilësimet e privatësisë dhe mendoni përpara se të ndani vendndodhjen ose dokumente që lidhen me udhëtimin. Kur nuk është e nevojshme, shmangni publikimin e vendndodhjes në kohë reale. 6. Kontrolloni kodet QR përpara se t'i përdorni Kodet QR mund të jenë të manipuluara dhe t'ju çojnë në faqe mashtruese. Përpara se të vendosni kredenciale ose të kryeni një pagesë, kontrolloni adresën që hapet pas skanimit. Nëse kodi duket i mbivendosur me një ngjitëse, i modifikuar ose ju drejton në një adresë të dyshimtë, mos vazhdoni. 7. Nëse humbni telefonin, veproni menjëherë Përdorni funksionin për lokalizimin ose bllokimin në distancë të pajisjes. Nëse është e nevojshme, ndryshoni menjëherë fjalëkalimet e llogarive kryesore dhe kontaktoni operatorin celular për bllokimin e kartës SIM. Nëse telefoni përdorej edhe për punë, njoftoni menjëherë strukturën përgjegjëse për IT ose sigurinë kibernetike. AKSK thekson se disa masa të thjeshta, si përditësimi i pajisjeve, përdorimi i MFA-së, kujdesi me rrjetet Wi-Fi publike dhe verifikimi i rezervimeve online, mund të shmangin incidente që rrezikojnë të dhënat personale dhe financiare gjatë pushimeve. U.D/ReportTv.al siguria kibernetike AKSK pushime Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4546 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?