Lajme Zone
Keni një shtëpi të ndërtuar para vitit ’91? Ja si ta regjistroni në e-Albania, hap pas hapi!
Të tjeraReport TV

Keni një shtëpi të ndërtuar para vitit ’91? Ja si ta regjistroni në e-Albania, hap pas hapi!

Pronarët e banesave të vjetra mund të regjistrojnë vendimin për kalimin në pronësi përmes e-Albania. Këtu do të gjeni të gjithë procedurën, nga hyrja në portal deri te pagesa dhe pajisja me dokumentacionin e pronësisë.

Pronarët e shtëpive të ndërtuara para vitit 1991 mund të regjistrojnë përmes portalit e-Albania vendimin për kalimin në pronësi të banesës, oborrit në përdorim apo truallit funksional, duke u pajisur me dokumentacionin e plotë të pronësisë. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka shpjeguar procedurën që duhet të ndjekin qytetarët, e cila kryhet tërësisht online, pa qenë e nevojshme paraqitja pranë sporteleve. Më poshtë gjeni, hap pas hapi, mënyrën e aplikimit dhe dokumentet që përfitohen në fund të procesit. LEXO edhe...Inteligjenca Artificiale në shërbim të administratës dhe qytetarëve, e-Albania prezanton katër sistemet që po përdoren për të përmirësuar shërbimet publike (VIDEO) Pas përfundimit të procedurës, do të pajiseni me dokumentacionin e plotë të pronësisë së pasurisë suaj. Hapi 1: Hyni në e-Albania Fillimisht hyni në llogarinë tuaj në portalin e-Albania me kredencialet personale. Hapi 2: Zgjidhni shërbimin e duhur Në fushën e kërkimit gjeni shërbimin: "Aplikim për regjistrimin e kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të gjykatës, apo të një akti administrativ". Klikoni butonin "Përdor" për të nisur aplikimin. Hapi 3: Krijoni një aplikim të ri Pasi të hapet shërbimi, krijoni një aplikim të ri dhe plotësoni të gjitha të dhënat që kërkon sistemi. Hapi 4: Shtoni nënshërbimin Gjatë aplikimit duhet të përzgjidhni edhe nënshërbimin: "Regjistrim i kalimit të pronësisë me anë të aktit administrativ të lëshuar nga ASHK". Ky është shërbimi që mundëson regjistrimin e aktit të kalimit në pronësi. Hapi 5: Çfarë përfitoni automatikisht? Sipas Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, bashkë me këtë aplikim shtohen automatikisht edhe tre shërbime të tjera: Lëshimi i certifikatës së pronësisë;Kopja e kartelës së pasurisë së paluajtshme;Kopja e fragmentit të hartës kadastrale.Këto dokumente do të jenë pjesë e procesit pa pasur nevojë të bëni aplikime të veçanta. Hapi 6: Dërgoni aplikimin dhe kryeni pagesën Pasi të keni plotësuar të gjitha të dhënat, dërgoni aplikimin në mënyrë elektronike. Më pas mund të shkarkoni mandatin e pagesës dhe ta shlyeni: online;pranë Postës Shqiptare;ose në çdo bankë të nivelit të dytë.Çfarë duhet të dini para se të aplikoni? Para se të nisni procedurën, ASHK këshillon qytetarët të informohen për dokumentacionin që kërkohet për aplikimin. Ky informacion gjendet në faqen zyrtare të institucionit, te rubrika "Shërbime". Me përfundimin e procedurës, regjistrohet përfundimisht akti administrativ për kalimin në pronësi dhe përfituesi pajiset me dokumentacionin kadastral të pasurisë. Share U.D/E.H/ReportTv.al kadastra shtepi E-albania Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4546 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?