Lajme Zone
Drejtuesit dhe trajneri i tregojnë derën, Rafa Leao pritet të shitet deri në fundin e këtij muaji! Milani i vendos çmimin sulmuesit
SportReport TV

Drejtuesit dhe trajneri i tregojnë derën, Rafa Leao pritet të shitet deri në fundin e këtij muaji! Milani i vendos çmimin sulmuesit

Për portugezin kërkohen të paktën 50 mln euro. Galatasaray shkon deri në 40, ka interes nga Premier League dhe La Liga.

Dje, vizita e Jorge Mendes në Casa Milan nuk ishte vetëm paraprake për zyrtarizimin e Diego Moreiras, por mbi të gjitha solli lajme të rëndësishme në lidhje me Rafael Leaon. Presidenti Gerry Cardinale, i lidhur nëpërmjet videokonferencës, konfirmoi vullnetin e klubit, sigurisht në marrëveshje me trajnerin Ruben Amorim, për t’u ndarë nga numri 10 portugez. Është një zgjedhje e qartë dhe përfundimtare, e cila në këto dhjetë ditë të mbetura të merkatos mund të çojë edhe në vendime mjaft të bujshme, si për shembull përjashtimi i tij nga ndeshja kundër Torinos. Ky është një tjetër tregues se numri 10 aktual i Milanit është jashtë projektit të klubit dhe rrezikon t’i kalojë këto ditë të fundit në Milano thuajse si një lojtar i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës. LEXO edhe...Itali/ 4 shqiptarë sulmohen me thika, çekiç e spraj me piper! Njëri prej tyre në gjendje të rëndë Takimi gjashtë orësh i djeshëm konfirmoi gjithashtu se shitja e Leaos nuk duhet të jetë një shitje me çdo kusht. Çmimi ka zbritur nga kërkesa fillestare prej 60 milionë eurosh, por fillon me 50 milionë euro, shuma që Milani pret të marrë deri më 1 shtator. Shpresa kryesore është nga Turqia, ku pritet një ofertë e re nga Galatasaray, i cili deri tani ka ofruar 40 milionë euro plus bonuse. Megjithatë, Mendes po punon kryesisht në drejtim të Premier League (në këtë rast duhet pasur parasysh edhe ideja e një shkëmbimi me Ruben Dias) dhe mos harrojmë La Ligan. S.Dh/ReportTv.al serie a itali Milan Rafael Leao Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4546 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?