Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Po i jepte çantën me kokainë, arrestohen 19-vjeçari dhe klienti i tij! Sekuestrohen 252 gramë drogë, 1 ‘BMW’ dhe 3 celularë (VIDEO)


Një 19-vjeçar u kap në flagrancë teksa po i dorëzonte tjetrit, 26 vjeç, një çantë me 211 gramë kokainë.

Dy persona janë arrestuar në Tiranë teksa u panë duke shkëmbyer kokainë. Një 19-vjeçar u kap në flagrancë teksa po i dorëzonte tjetrit, 26 vjeç, një çantë me 211 gramë kokainë. Në banesë, të riut iu gjendën edhe 41 gramë të tjera. Lënda narkotike është sekuestruar bashkë me një makinë tip “BMW” dhe 3 celularë. LEXO edhe...Zgjerohet shërbimi i imazherisë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, mjekja: Së shpejti, do të pajisemi edhe me rezonancë magnetike (VIDEO) Njoftimi: Goditet në flagrancë, një rast i shitblerjes së drogave të forta. Arrestohen në rrugën “Egnantia”, të dy shtetasit e përfshirë në këtë rast. Sekuestrohen 252 gramë lëndë narkotike Kokainë, 1 automjet tip “BMW” dhe 3 celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për përfshirjen e 2 shtetasve në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Momenti”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Sh., 19 vjeç dhe D. F., 26 vjeç. 19-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Egnantia”, duke i dorëzuar 26-vjeçarit, një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë. Më tej, nga kontrolli i banesës i 19-vjeçarit, u sekuestruan 41 gramë të tjerë të kësaj lënde. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/E.H/ReportTv.al arrestim Tirane kokaine Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.8% Jo 52.2% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 4873 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?