Lajme Zone
“Po fusin tubacionet e ujit dhe na kanë prishur rrugën”/ Denoncimi nga Fushë-Preza
KulturëJOQ Albania

“Po fusin tubacionet e ujit dhe na kanë prishur rrugën”/ Denoncimi nga Fushë-Preza

Banorë të Fushë-Prezës, Bashkia Vorë, i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rrugës pas punimeve për vendosjen e tubacioneve të ujit.

Banorë të Fushë-Prezës, Bashkia Vorë, i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rrugës pas punimeve për vendosjen e tubacioneve të ujit.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një kanal i gjatë i hapur përgjatë rrugës, ndërsa dheu, gurët dhe materialet e nxjerra nga gërmimet janë grumbulluar mbi asfalt.

Materialet kanë zënë një pjesë të konsiderueshme të rrugës, duke ngushtuar hapësirën e kalimit për automjetet.

Sipas banorëve, punimet po kryhen nga një firmë private dhe gjatë hapjes së kanaleve rruga është dëmtuar.

“Shikojeni rrugën në Fushë-Prezë si është bërë nga një firmë private. Po fusin tubacione për ujë në Vorë dhe na kanë prishur rrugën krejt. Hapën dhe mbyllin. Postojeni.”

Në segmentin e filmuar nuk dallohen sinjalistika apo barriera të dukshme sigurie përgjatë pjesës së dëmtuar të rrugës.

Banorët kërkojnë që punimet të kryhen në mënyrë të rregullt dhe që rruga të rikthehet në gjendjen e mëparshme pas përfundimit të ndërhyrjeve.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e banorëve, ndërsa pret një reagim nga subjekti që po kryen punimet dhe institucionet përgjegjëse. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)