Lajme Zone
“Po flisja me nënën në telefon”, çfarë deklaroi Beqiraj pas arrestimit në Francë
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

“Po flisja me nënën në telefon”, çfarë deklaroi Beqiraj pas arrestimit në Francë

Është zbardhur dëshmia e Ermal Beqirajt, të shumëkërkuarit për aferën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), pas arrestimit nga autoritetet franceze. Siç raportojnë mediat vendase, pas ndalimi nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës të Francës, teksa ishte duke fluturuar me një avion mbi centralin bërthamor të Penly, piloti shqiptar deklaroi se ulja e lartësisë kishte qenë e paqël

Është zbardhur dëshmia e Ermal Beqirajt, të shumëkërkuarit për aferën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), pas arrestimit nga autoritetet franceze. Siç raportojnë mediat vendase, pas ndalimi nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës të Francës, teksa ishte duke fluturuar me një avion mbi centralin bërthamor të Penly, piloti shqiptar deklaroi se ulja e lartësisë kishte qenë e paqëllimshme, për shkak se në ato momente, ishte duke biseduar me nënën e tij në telefon.

Por përgjigjet e tij u kruajuan dyshime te policia dhe për këtë arsye, pasi u komunikua me palën shqiptare u vendos arrestimi, për shkak se rezultoi se bëhej fjalë për të shumëkërkuarin Ermal Beqiri.

Po ashtu, raportohet se pilotit shqiptar iu gjetën edhe tre Airtag.

Sipas Policisë së Shtetit e cila reagoi mbrëmjen e së martës me një njoftim zyrtar, Beqiri është është vendosur në paraburgim dhe pritet që këtë të mërkurë të dalë para Gjykatës Penale të Amiens, ku do t’i komunikohet zyrtarisht kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, në funksion të procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë. Beqiraj akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Ermal Beqiri akuzohet se në bashkëpunim me Ergys Agasin krijuan një grup të strukturuar kriminal brenda AKSHI-t dhe urdhëronin rrëmbimin e biznesmenëve duke i detyruar nën kërcënim që të tërhiqeshin nga tenderat.

Kompanitë e Beqirit dyshohet të kenë fituar tendera në vlera miliona euro. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm