Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku humbi jetën një 67-vjeçare që po ecte në trotuar.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 15:40, në zonën e njohur si “Ura e Bahçallëkut”. Në pamjet e siguruara shihet momenti kur automjeti që drejtohej nga 27-vjeçarja Bleona Pashuku dyshohet se humb kontrollin, del nga rruga dhe përplaset me shkallët metalike të një ndërtese.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën këmbësorja Edmonda Barbullushi, 67 vjeçe, e cila ndodhej duke ecur në trotuar në momentin e ngjarjes.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti tragjik.

