Lajme Zone
Dalin pamjet e aksidentit fatal në Shkodër, e reja humb kontrollin e makinës dhe merr përpara këmbësoren. Vdes në vend 67-vjeçarja (VIDEO)
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Dalin pamjet e aksidentit fatal në Shkodër, e reja humb kontrollin e makinës dhe merr përpara këmbësoren. Vdes në vend 67-vjeçarja (VIDEO)

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e djeshme në zonën e Bahçallëkut, në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet teksa po ecte në trotuar.

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e djeshme në zonën e Bahçallëkut, në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet teksa po ecte në trotuar. Pamjet e siguruara nga Top Channel, tregojnë momentin e rëndë kur makina del nga rruga dhe godet këmbësoren. Policia ka identifikuar si drejtuese të automjetit një 27-vjeçare, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Momenti kur gruaja po kalonte ne trotuar ne Bahcallek, kur makina e aksidenton

Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion paraprak.

Rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, shtetasja Bleona Pashuku, 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën këmbësorja, shtetasja Edmonda Barbullushi, 67 vjeçe, e cila po ecte në trotuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. Top Channel