Lajme Zone
Harresë totale në fshatin Lalar të Fierit: Rruga e shkatërruar izolon banorët
PolitikëJOQ Albania

Harresë totale në fshatin Lalar të Fierit: Rruga e shkatërruar izolon banorët

Banorët e fshatit Lalar në bashkinë e Fierit përballen me një gjendje mjaft të rënduar të infrastrukturës rrugore, e cila është shndërruar në një pengesë serioze për jetën e tyre të përditshme. Edhe pse ndodhet vetëm 15 minuta larg qendrës së qytetit të Fierit, rruga kryesore e fshatit paraqitet tërësisht e dëmtuar dhe e lënë në harresë totale nga institucionet.

Në pamjet e denoncuara nga vetë banorët, vihet re se asfaltimi i dikurshëm është shkatërruar pothuajse plotësisht, duke lënë pas gropa të mëdha me ujë dhe gurë të shpërndarë në çdo metër. Kalimi në këtë aks është bërë thuajse i pamundur si për këmbësorët, ashtu edhe për automjetet.

Për shkak të gropave të thella dhe rrugës së katandisur në këtë gjendje, shërbimet bazë mungojnë dhe taksitë apo mjetet e tjera të transportit refuzojnë të futen në fshat. Banorët shprehin reagimin e tyre me revoltë duke theksuar se prej vitesh nuk është bërë asnjë ndërhyrje apo investim rrugor, megjithëse premtimet kanë qenë të shumta. Ndonëse distanca me qytetin e Fierit është minimalisht 15 minuta, ndjesia e të jetuarit në këtë zonë i kthen ata dekada pas.

Banorët e fshatit Lalar i bëjnë apel publik Bashkisë Fier dhe autoriteteve përgjegjëse që të ndërhyjnë me urgjencë për shtrimin dhe rehabilitimin e këtij aksi rrugor, për t'u kthyer atyre kushtet minimale të jetesës dhe sigurinë në lëvizje.