Lajme Zone
'Plas' në PD, Çim Peka sulmon Belind Këlliçin: Ky idioti po mbron Ramën
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Plas' në PD, Çim Peka sulmon Belind Këlliçin: Ky idioti po mbron Ramën

‘Shpërthimi’ i Pekës erdhi pas një reagimi të Këlliçit për denoncimin e ish-zv. kryeministrit Ahmetaj për trafikun e armëve, ku veç të tjerash, deputeti tha se kishte kërkuar interpelancë për aktivitetin e kompanisë KAYO.

Ditën e djeshme, Çim Peka, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, e ka cilësuar Belind Këlliçin ‘idiot’, duke e akuzuar se po tenton të zbehë çështjen e trafikut të armëve të pretenduar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili gjatë intervistës me Çim Pekën akuzoi si të implikuar izraelitin Ron Yeffet. ‘Shpërthimi’ i Pekës erdhi pas një reagimi për denoncimin e Ahmetajt për trafikun e armëve, ku përpos të tjerave, duke tentuar të marrë meritat dhe ndoshta të përfitojë kapital politik nga kjo çështje, Këlliçi tha se kishte kërkuar interpelancë për aktivitetin e kompanisë KAYO. LEXO edhe...Audiopërgjimi i Ahmetajt dhe akuzat për trafik armësh/ PD: SPAK të mos heshtë, do kërkojmë angazhimin e ndërkombëtarëve për zbardhjen e çështjes (VIDEO) “Personalisht, kam kërkuar transparencë lidhur me këto dyshime dhe me aktivitetin e KAYO, kompania shtetërore që ka krijuar Rama por që kontrollohet nga Ron Yeffet. I kam dërguar kërkesë për informacion Ministrit të Mbrojtjes prej 5 muajsh, pa marrë asnjë herë asnjë përgjigje. Kjo heshtje konfirmon akuzën që u bë mbrëmë dhe dëshmisë që u bë publike për trafik ndërkombëtar armësh“, shkroi Këlliçi. “Ka vetëm një mënyrë që PD të tentojë të zhbëjë interpelancën për trafikun e armëve të Ron Yeffet-Rama: Të caktojë një idiot të kërkojë interpelancën! Nuk e besoj”, u përgjigj Peka./TemA Postimi i Çim Pekës P.J/ReportTv.al Çim Peka belind këlliçi kayo arben ahmetaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 4104 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?