Plarent Ndreca Avokati i pandehur, Plarent Ndreca, tha në emisionin "Të Paekspozuarit" se "më gjeni një rast kur një kryetar bashkie arrestohet në detyrë". Duke pohuar më pas se nuk ka një rast të tillë në botë. Megjithëse përgjigjen e mori shkurtimisht në studio direkt nga Klodiana Lala dhe Dritan Hila.
Ne po i sjellim dhjetëra raste anembanë Europës, në Francë, Spanjë, Itali. Të tjera raste ka edhe në SHBA, por Plarent Ndreca kujton se mund të manipulojë opinionin me gënjeshtra e mashtrime të vazhdueshme, por faktet hedhin poshtë qëndrimin e tij në media.
Si gjithmonë gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.
Po sjellim vetëm disa nga rastet:
Milan Bandic, Zagreb Milan Bandic, i arrestuar me 19 tetor ndërsa ishte kryetar bashkie i Zagrebit. Hetimi për dyshime për korrupsion, shpërdorim detyre dhe dëmtim financiar të qytetit.
Marisol Yague, Spanjë, Marbella U arrestua më 29 mars 2006 në detyrë gjatë një operacioni të madh antikorrupsion, për dyshime për korrupsion urbanistik, shpërdorim të fondeve publike dhe ryshfet.
Eric Adams, New York U akuzua nga prokuroria federale më 26 shtator 2024 teksa ishte kryetar bashkie, akuzat ishin për korrupsion, ryshfet dhe financim i paligjshëm i fushatës.
Edwin Pawlowski-Allentown U akuzua në vitin 2017 ndërsa ishte në detyrë si kryetar bashkie për një skemë korrupsioni dhe shërbimi kontratash publike me kontribute elektorale, u shpall fajtor në mars 2018 dhe u dënua me 15 vjet burg.
Gerard Dalongeville-Henin Beamount U arrestua dhe u fut në burg më 9 prill 2009 teksa ishte kryetar bashkie. Akuzohej për përvetësim fondesh dhe abuzime financiare.
Alain Ferrand-Le Barcares U arrestua me 28 prill 2024 në aeroportin e Montpellier kur po kthehej nga Kongoja. Dyshimet ishin për korrupsion, favorizim dhe konflikt interesi në kontrata publike të fshatit të Krishtlindjeve.
Alain Caringon-Grenoble U arrestua më 12 tetor 1994 ndërsa ishte kryetar bashkie, çështja lidhej me korrupsionin në privatizimin e shërbimit të ujësjellësit dhe me përfitime të paligjshme. U dënua me 5 vite burg dhe u burgos në 1996.
Giosi Ferrandino-Ischia U arrestua më 30 mars 2015 në hetimin për kontratën e gazifikimit të ishullit Ischia.
Fillimisht u dërgua në burg, më pas u caktua arrest shtëpiak.
Domenico Mimmo Lucano-Riace U arrestua më 2 tetor 2018 dhe u vendos në arrest shtëpiak. Hetimi u bë për dyshime për lidhje me favorizimin e emigracionit të paligjshëm dhe parregullsi në dhënien e kontratave për shërbimin e mbledhjes së mbeturinave.
Eligio Rubeis-Guidonia U arrestua më 20 korrik 2015 dhe u vendos në arrest shtëpiak, nën dyshime për korrupsion dhe shpërdorim detyre lidhur me ndërhyrjet për punësime në një klinikë private.
Andrea Ceffa-Vigevano U arrestua me 28 nëntor 2024 dhe u la në arrest shtëpiak nën dyshime për korrupsion. Ishte në mandatin e dytë si kryetar bashkie.
Tommaso Minervini-Molfetta U la në arrest shtëpiak në 6 qershor 2025 në një hetim për dyshime mbi parregullsi në dhënien e kontratave publike në këmbim të votave lidhur edhe me ndërtimin e portit të ri.
Giovanni Antonino-Brindisi U arrestua në tetor 2003 pak pasi ishte rizgjedhur kryetar bashkie, akuzat lidheshin me korrupsionin, ryshfetin dhe mashtrimin.
Por jo vetëm në botë, janë edhe disa raste me kryebashkiakë në Shqipëri që janë arrestuar kur kanë qenë në detyrë, përmendim këtu Jorgo Goron, Safet Gjicin, Fatos Tushen, Lefter Allën, Shukri Xhelilin, Shpëtim Gjikën etj.
Këta emra që përmendëm kanë pasur akuza dhe shkelje të ligjit shumë herë më pak se Erion Veliaj, i cili ka 60 mijë faqe fakte dhe prova dhe 13 akuza të rënda penale, të cilat pritet të thellohen./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

