Çfarë do të ndodhë me përfundimin e konfliktit në lindjen e mesme? SHBA duket se po projektojnë periudhën e pasluftës me Iranin për të gjithë rajonin. Preja ditësh mediat amerikane kanë raportuar se Trump po synon që së afërmi të shpallë përfundimin e luftës me Iranin edhe pse mes dy vendeve nuk është arritur një marrëveshje. LEXO edhe...Lufta në Ukrainë/ Të dërguarit e SHBA vizitojnë sot dhe nesër Kievin dhe Moskën! Trump: Kemi gati propozimin për t’i dhënë fund luftës Administrata e presidentit amerikan po punon për një strategji që mund të përqdnrohet në një përpjekje rajonale që synon ta frenojë Iranin dhe të zgjerojë normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe fqinjëve të tij. Planet i kanë konfirmuar dy zyrtarë amerikanë dhe dy burime të tjera të informuara, për faqen e lajmeve Axios. Rehabilitimi I marrëdhënieve të Izraelit me vendet e rajonit sipas këtij plani do të mund të ndodhte duke zgjeruar marrëveshjet e famshme Abraham por gjithsesi plani është në hapat e tij të parë. Informacioni vjen teksa Uashingtoni dhe Teherani nuk japin prej kohësh sinjale për arritjen e një marrëveshje paqeje. Sulmet edhe pse janë pakësuar vijojnë në episode të izoluara. Mediat iraniane, raportuan këtë të shtunë së një cisternë nafte iraniane u vu në shënjestër pranë ishullit Kharg nga raketat amerikane. Agjencia iraniane Fars raporton për shpërthime pranë ishullit, i cili është terminali më I rëndësishëm I naftës për Teheranin zyrtar. U.D/ReportTv.al lufta ne lindjen e mesme Izrael iran SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.5% Të gabuar 21.3% Nuk e di 4.2% Vota total: 3767 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

