Plaku Mere ka dy vjet që përpiqet të na shesë të njëjtën përrallë, vetëm se herë pas here ndërron kopertinën, i shton ndonjë personazh dhe shpreson se publiku do të harrojë se çfarë i ka treguar në kapitullin e mëparshëm.
Këtë radhë ka zbuluar një dramë të madhe, prokurorët qenkan shqetësuar, sepse Gjykata e Lartë i ka thënë Gjykatës së Tiranës të shqyrtojë ankimin e Erion Veliajt kundër vendimit për mosfillimin e procedimit penal nga Prokuroria e Tiranës për çështjen e Nesti Angonit.
Plaku Mere e shet këtë si një lajm që do t’u dridhë gjunjët prokurorëve që kanë hetuar zdromsin, sikur këta të fundit të mos e kishin thënë vetë që në fillim se Nesti Angoni është anonim.
Po, o plak, anonim është. Poooooo, anonim! E kanë thënë që në fillim, nuk është ndonjë zbulim që kërkon FBI-në, as ndonjë sekret shtetëror që sapo ka dalë nga kasaforta e SPAK-ut. Lali Zdromsi gjen fitoren te Nesti Angoni, ndërsa vetë qëndron në burg
27 Tetor, 19:25 Por çfarë lidhjeje ka kjo me çështjen penale të Erion Veliajt?
Asnjë. Asnjë lidhje që mund ta shpëtojë zdromsin nga përgjegjësia për faktet dhe provat që prokuroria ka mbledhur. Plaku Mere vazhdon të sillet sikur, po të thuhet se Nesti nuk ekziston, do të zhduken me një të rënë të lapsit edhe të gjitha problemet e zdromsit me drejtësinë. Sikur dosja penale të ishte ndërtuar mbi ekzistencën fizike të një personi dhe jo mbi një tërësi faktesh, dokumentesh, transaksionesh, dëshmish e provash.
Nesti mund të jetë anonim, mund të mos identifikohet kurrë, mund të mos ekzistojë fare si person me atë emër, por asnjëra prej këtyre nuk e kthen çështjen e zdromsit në një përrallë të sajuar. Vetëm plaku Mere vazhdon të bëjë sikur ka zbuluar formulën sekrete për të mbyllur një çështje penale me zhdukjen e një emri. SPAK kopsit dosjen/ 13 akuza për Erion Veliajn
10 Shtator, 15:36 Madje, edhe sikur Gjykata e Lartë të urdhëronte hetime për këtë çështje, çfarë do të ndryshonte?
Asgjë. Asgjë hiç. Nuk ka ndonjë mister të madh për t’u zbuluar, kur vetë SPAK-u e ka shpjeguar që në fillim problemin e identitetit të kallëzuesit. Gjykata e Tiranës do shqyrtojë ankimin e zdromsit ndaj mosfillimit të procedimit nga Prokuroria e Tiranës, jo për të shpallur se dosja e tij penale nuk ekziston.
Por plaku Mere ka nevojë që publiku të besojë të kundërtën, ndaj një zhvillim procedural e shet si fillimin e fundit të prokurorëve. Ai nuk po shpjegon çfarë ka vendosur gjykata, por çfarë do të donte zdromsi të besonte se ka vendosur gjykata.
Prandaj, të jetë i qetë plaku Mere. Prokurorët që ai i quan “xhelatë” nuk e kanë lënë veten të vijë dita të shqetësohen nga budallallëqe të këtij kalibri. Nuk kanë pritur dy vjet për të kuptuar se Nesti Angoni është anonim dhe nuk kanë nevojë për leksionet e plakut për të kuptuar se çfarë vlere ka ky fakt në raport me provat e çështjes. Si ndryshoi qëndrimet Erion Veliaj/ Nga kolegu i prokurorëve të SPAK-ut, tek i hetuari i tyre 5 Janar, 12:08 Ata kanë akoma shumë punë për të bërë me Erion Veliajn dhe asgjë nuk ka përfunduar. Përkundrazi, punët e tij me drejtësinë nuk duken aspak sikur do të mbarojnë kur mendon plaku, sado që ky i fundit përpiqet çdo ditë t’i shpallë të mbyllura me ndonjë titull pompoz e ndonjë interpretim që nuk ka lidhje me atë që ka ndodhur realisht.
Në fakt, plaku Mere po jep kontribut të përditshëm që kjo punë të vazhdojë. Çdo ditë prodhon një iluzion të ri për zdromsin, çdo ditë e bind se drejtësia është në prag të kapitullimit, çdo ditë i shet një tjetër fitore imagjinare, ndërsa çështjet e tij gjyqësore vazhdojnë të jenë aty.
Këtu qëndron edhe bukuria e këtij biznesi, njëri ka nevojë të besojë se po fiton luftën me drejtësinë, tjetri ka gjetur mënyrën për t’ia ushqyer këtë besim. Erion Veliaj ushqen plakun Mere me para, ndërsa plaku Mere ushqen Veliajn me iluzione. Njëri paguan për përrallën, tjetri kujdeset që ajo të mos mbarojë. Gjashtë fakte që rrëzojnë lavazhierët mashtrues të Erion Veliajt
30 Gusht, 12:32 Nëse plaku e bën këtë nga bindja, atëherë kemi të bëjmë me një njeri që ka humbur çdo kontakt me realitetin, shkurt një idiot.
Nëse e bën për para, atëherë kemi një histori edhe më të shëmtuar, një njeri që e kupton fare mirë se çfarë po shet, por që nuk e ka problem t’i shesë një të paraburgosuri në hall të tij iluzionin se drejtësia po shembet dhe shpëtimi është afër.
Në këtë rast, plaku Mere nuk është thjesht një komentator që gabon në interpretimin e një vendimi, por një tregtar shpresash të rreme, që përfiton nga nevoja e zdromsit për të dëgjuar lajme të mira.
Por ndërsa plaku vazhdon të kërkojë Nesti Angonin nëpër studio televizive, prokurorët kanë ende punë për të bërë. Erion Veliaj ka dhe do ketë akoma më shumë halle gjyqësore për të zgjidhur, dhe muajt në vijim nuk duken aspak si periudha kur këto halle do të zhduken. Pallavrat e një mashtruesi si Mero Baze
11 Prill, 13:49 Plaku mund të shpikë sa të dojë fitore, mund ta shpallë çdo zhvillim si goditjen përfundimtare ndaj SPAK-ut dhe mund të vazhdojë të luajë rolin e njeriut që paska kuptuar atë që nuk e kupton askush tjetër, por realiteti nuk ndryshon nga përrallat e tij.
Në fund, Nesti Angoni mund të jetë anonim, por biznesi i plakut Mere është krejt i identifikueshëm. Erion Veliaj paguan për të dëgjuar se drejtësia po humbet, plaku merr paratë për t’i treguar se fitorja është afër, ndërsa drejtësia vazhdon punën e vet.
Sa më shumë zgjat kjo punë, aq më shumë duket se plaku Mere do arkëtojë nga zdromsi. Aq më shumë do të ketë për të shkruar, për të interpretuar e për të prodhuar iluzione të reja. Erion Veliaj e ushqen plakun Mere me para, plaku Mere e ushqen atë me iluzione, por as paratë e njërit dhe as përrallat e tjetrit nuk e mbyllin çështjen penale që ka dhe ato që do ketë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

