Biznesmeni Behgjet Pacolli në një intervistë për Syri Tv ka folur për miqësinë e tij me presidentin e Rusisë, Boris Yeltsin.
Pacolli tregon se Yeltsin e ka respektuar gjithmonë dhe e ka trajtuar si mik.
Ai e tregon Yeltsin si një njeri punëtori, që nuk vinte nga politika dhe që donte ta shihte të shkatërruar sistemin komunist.
“Unë nuk di sa ka qenë mik i imi ai, unë kam qenë i repsektuar nga ai, e kam konsideruar si mik.
Ai ka qenë punëtor, nuk vjen prej politikës, ai ka qenë njeri i punës. Në ‘82 më tha se sistemi i komunizmit duhet shkatërruar krejtësisht”, tha Pacolli. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

