Lajme Zone
Plakja e popullsisë/ 19.9 vite është jetëgjatësia mesatare pas të 60-ve! OBSH: Shqiptarët gëzojnë shëndet të mirë deri në 75 vjeç
BotëShqiptarja

Plakja e popullsisë/ 19.9 vite është jetëgjatësia mesatare pas të 60-ve! OBSH: Shqiptarët gëzojnë shëndet të mirë deri në 75 vjeç

Shqiptarët mbi 60 vjeç pritet të jetojnë mesatarisht edhe 19.9 vite, por sipas OBSH, ata do të gëzojnë shëndet të mirë deri në moshën 75-vjeçare. Problemet shëndetësore, varfëria dhe izolimi social janë ndër shkaqet kryesore që vështirësojnë jetën e të moshuarve.

19.9 vite është jetëgjatësia mesatare që u mbetet shqiptarëve pasi mbushin moshën 60 vjeç. Por vetëm 15.3 prej këtyre viteve pritet të jetohen me shëndet të mirë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vitet e tjera mund të shoqërohen me probleme shëndetësore. 53.8% e personave mbi 60 vjeç kanë probleme me shikimin dhe 30% me dëgjimin. Dhimbjet e shpinës dhe qafës, diabeti dhe vështirësitë në lëvizje ndikojnë gjithashtu në jetën e tyre të përditshme. Ndërsa sipas raportit të OBSH, goditjet në tru dhe sëmundjet e zemrës janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve te të moshuarit. Në vitin 2023, Shqipëria numëronte rreth 644 mijë banorë mbi 60 vjeç, 22.9% të popullsisë prej rreth 2.8 milionë. LEXO EDHE:Murtaja pulmonare në Siberi, pas vdekjes së laborantes, lindin dyshime për një rast të dytë! OBSH kërkon përgjigje nga Rusia Rreth 15.8% e personave mbi 75 vjeç jetojnë nën kufirin e varfërisë, ndërsa 7.9% e të moshuarve mbi 65 vjeç përballen me kushte shumë të vështira banimi. Sipas raportit të OBSH, 5,4% e personave të kësaj grupmoshe takojnë familjarët ose të afërmit të paktën një herë në muaj, ndërsa vetëm 6 % e të moshuarve janë të kënaqur me jetën e tyre. Sipas raportit të OBSH, Shqipëria nuk ka programe kombëtare për trajnimin e kujdestarëve profesionistë dhe mungojnë të dhëna të plota për personat që marrin kujdes në shtëpi ose në institucione. Raporti evidenton se mungesa e të dhënave dhe studimeve afatgjata e vështirëson identifikimin e nevojave të të moshuarve dhe planifikimin e shërbimeve për ta. Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: plakja e popullsisë OBSH Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.1% Jo 32.4% Nuk e di 6.5% Vota total: 2749 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?