Lajme Zone
Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një person qëllohet në këmbë pranë Zogut të Zi
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një person qëllohet në këmbë pranë Zogut të Zi

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë, pranë zonës së Zogut të Zi. Një person ka mbërritur në spital me dëmtime në këmbë, të dyshuara si të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë, pranë zonës së Zogut të Zi. Një person ka mbërritur në spital me dëmtime në këmbë, të dyshuara si të shkaktuara nga arma e zjarrit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacionit paraprak, personi ka raportuar se ngjarja ka ndodhur pranë Zogut të Zi. Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar mënyrën se si ka ndodhur plagosja dhe identifikimin e autorit. Top Channel