Lajme Zone
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, identifikohet dhe shpallet në kërkim 43-vjeçari
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, identifikohet dhe shpallet në kërkim 43-vjeçari

Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e Shkozës në Tiranë, pas një konflikti që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e Shkozës në Tiranë, pas një konflikti që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas Policisë së Tiranës, ngjarja është regjistruar rreth orës 22:00, në rrugën “Hulo Hajderi”, ku shtetasi D. L., rreth 45 vjeç, është plagosur me armë zjarri. I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë nisur veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nga veprimet hetimore është identifikuar si autor i dyshuar shtetasi Evis Qose, 43 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Sipas policisë, 43-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj D. L. pas një konflikti për motive të dobëta. Forcat e policisë vijojnë kontrollet për kapjen e të dyshuarit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.