Kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar një video të mikut të Erion Vishkullit i cili ka marrë një dëmtim të rëndë në sy një ditë më parë në protestë.
Në videon e publikuar nga Berisha, i riu shprehet se bashkë me mikun e tij Erionin ka qenë duke protestuar dhe janë gjuajtur me gur dhe gaz lotsjellës, ndërsa 28-vjeçari ka marrë një dëmtim të rëndë në sy.
Berisha shkruan se ky është një krim i shëmtuar shtetëror i kryeministrit Edi Rama dhe vrasësve të tij me pagesë. “Miku i Erion Vishkullit protestuesit paqësor që ka plumbin në sy tregon se si kriminelë, vrasës të paguar me uniformë i qëlluan në mes të njerëzve. Krim i shëmtuar shtetëror i Edi Ramës dhe vrasëve të tij me pagesë!”, shkruan Berisha. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

